Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian kërkon rishqyrtimin e tarifës së vendosur nga Kosova


Përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë vendimin për rritjen e tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Ne e shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për rritjen e tarifës 100 përqind edhe ndaj produkteve të njohura ndërkombëtarisht të shteteve të tjera, duke përfshirë ato të Bashkimit Evropian, që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë”.

“Ne theksojmë mesazhin e Bashkimit Evropian se rritja e tarifave nuk kontribuon drejt fqinjësisë së mirë dhe bie në kontradiktë me përkushtimin e Kosovës për integrim rajonal si dhe me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të përshkruara ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë theksohet se Bashkimi Evropian kërkon që patjetër Kosova ta rishikojë vendimin, që sipas tyre, do të ishte “vendim i drejtë për aspiratat drejt integrimit në BE”.

XS
SM
MD
LG