Ndërlidhjet

Medvedev paralajmëron sanksione ndaj prodhimeve ukrainase


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar ndalesë të produkteve të Ukrainës, duke përfshirë prodhimet bujqësore dhe ato industrial, disa ditë pasi Rusia ka futur në listën e sanksioneve disa persona dhe kompani.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Ukrainës janë tensionuar që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në mars të vitit 2014, ku mbetën të vrarë 10.300 persona.

Kievi i Ukrainës ka rritur sanksionet ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive.

Më 1 nëntor, Rusia ka ngritur masa ekonomike ndaj 322 ukrainasve dhe 68 kompanive.

Në mesin e personave në listë ishin edhe Ministri i Brendshëm Arsen Avakov, shefi i Sigurisë Vasyl Hyrystak dhe ish kryeministrat, Yulia Tymoshenko dhe Arseniy Yatsenyuk. Lista bazohet nga dekreti i presidentit Vladimir Putin

XS
SM
MD
LG