Ndërlidhjet

Numri i gazetarëve të vrarë gjatë vitit 2018 ka shënuar rritje


Ilustrim

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, thotë se numri i gazetarëve të vrarë është rritur gjatë vitit 2018. Sipas një raporti të publikuar më 31 dhjetor, thuhet se 94 gazetarë dhe punonjës të mediave kanë vdekur nga vrajset e shënjestruara, sulmet me bomba dhe konfliktet e ndryshme, gjatë vitit 2018.

Ky numër shënon një rritje nga viti 2017 ku ishin raportuar 82 vrasje të gazetarëve, njoftoi organizata me seli në Bruksel.

Vendi më vdekjeprurës në vitin 2018 ishte Afganistani, ku ndodhën 16 vrasje, pasuar nga Meksika më 11, Jemeni me 9 dhe Siria me 8.

“gazetarët janë të shënjestruar sepse ata janë dëshmitarë” i tha agjencisë AP, kreu i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth.

“Dhe rezultati i kësaj, kur një gazetar apo shumë gazetarë vriten në një vend, ju shihni një rritje të vetë-censurës” tha Leruth.

Raportet përforcojnë gjetjet e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili tha në tetor se 324 gazetarë gjatë dekadës së fundit janë "heshtur nëpërmjet vrasjeve në mbarë botën" dhe se asnjë autor nuk është dënuar në më shumë se 85 për qind të atyre raste.

XS
SM
MD
LG