Ndërlidhjet

Televizioni turk transmeton video të re për rastin e gazetarit të vrarë Khashoggi


Gazetari i vrarë në konsullatën saudite, Jamal Khashoggi

Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video-incizim në të cilin shihet një person duke dalur nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me qanta në duar në të cilat, siç thotë televizioni, gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Ksashoggi.

Në incizim shihet sesi një person nxjerrë pesë qanta përmes daljes kryesore të Konsullatës në të cilën Khashoggi u vra në fillim të tetorit, raporton Reuters.

Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur Reutersit për komente rreth këtij incizimi.

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se Princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale.

XS
SM
MD
LG