Ndërlidhjet

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së


Bruksel

Rumania mori të martën presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton "Uniteti - vlerë e përbashkët evropiane".

Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun.

Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se "Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së".

"Roli kërkon gatishmëri për t'i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t'i vënë shqetësimet e veta në sfond", ka thënë Juncker.

Rumania dhe BE-ja nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun, për të cilin BE mendon se është i ndikuar nga politika dhe se do të minojë luftën kundër korrupsionit.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj.

XS
SM
MD
LG