Ndërlidhjet

Familja e amerikanit të ndaluar në Rusi thotë se ai është i pafajshëm


Pjesëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi - foto arkivi

Familja e një shtetasi amerikan, që po mbahet nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Moskë, nën dyshimet për spiunim, tha se ai është i pafajshëm dhe se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.

Paul Whelan, marins i pensionuar, është dëgjuar për herë të fundit më 28 dhjetor, tha familja e tij përmes një deklarate, të cilën e siguroi Radio Evropa e Lirë.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij. Pafajësia e tij është e padyshimtë dhe ne besojmë se të drejtat e tij do të respektohen", thuhet në deklaratë.

Ndalimi i Whelan u raportua më 31 dhjetor, një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska mbetet e hapur për dialog me Uashingtonin.

Mediat ruse raportuan se Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjendet fajtor, por nuk dhanë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG