Ndërlidhjet

Papa Françesku kritikon peshkopët në SHBA


Papa Françesku

Papa Françesku iu bëri thirrje peshkopëve në Shtetet e Bashkuara, të tregojnë unitet përderisa përpiqen të trajtojnë një krizë nga akuzat për abuzime seksuale. Papa tha se grindjet e brendshme duhet të përfundojnë pasi skandali ka dëmtuar kredibilitetin e Kishës amerikane.

Në një letër të gjatë dhe shumë të pazakontë dërguar peshkopëve në SHBA, Papa Françesku tha se trajtimi i këtij skandali tregon nevojën urgjente për një qasje të re për menaxhimin dhe mendësinë brenda Kishës.

"Njerëzit besnikë të Perëndisë dhe misioni i Kishës, vazhdojnë të vuajnë shumë si pasojë e abuzimeve të pushtetit, ndërgjegjes dhe abuzimit seksual, si dhe mënyra e varfër sesi u trajtuan këto çështje", shkroi Papa, transmeton Reuters.

XS
SM
MD
LG