Ndërlidhjet

Gjermani: Lirohen të dyshuarit për sulmin në zyret e AfD-së


Policia gjermane, fotografi nga arkivi.
Policia gjermane, fotografi nga arkivi.

Autoritetet gjermane kanë liruar tre të dyshuar për shpërthimin jashtë zyrës së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Policia ka thënë se të dyshuarit janë liruar pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme që t’i mbajnë në paraburgim.

Prokurorët nuk kanë dorëzuar kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve – që të tre shtetas gjerman- lidhur me sulmin në qytetin Doebeln.

Shpërthimi në afërsi të zyreve të AfD-së ndodhi më 3 janar. Nga ky shpërthim pati dëme materiale, por asnjë person nuk u lëndua.

Autoritetet gjermane njoftuan se task-forca për terrorizëm dhe ekstremizëm janë përfshirë në hetimin e këtij sulmi. Ata nuk kanë pranuar që të japin detaje se çfarë lloj eksplozivi është përdorur në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG