Ndërlidhjet

Irani dhe Rusia planifikojnë ushtrime të përbashkëta detare në Kaspik


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Rusia dhe Irani po planifikojnë ushtrime të përbashkëta detare në Detin Kaspik “në një të ardhme të afërt”, ka thënë një zyrtar iranian.

Agjencia e lajmeve Mehr ka cituar admiralin Hossein Khazadi të ketë thënë se dy shtetet po planifikojnë “ushtrime taktike, të shpëtimit dhe anti-pirateri”.

Irani dhe Rusia kanë kryer ushtrime të përbashkëta detare në Kaspik edhe në vitin 2015 dhe 2017.

Admirali Khanzadi gjithashtu ka thënë se “të gjitha shtetet përreth Kaspikut” kundërshtojnë prani ushtarake në këtë zonë nga ndonjë shtet jo-bregdetar.

XS
SM
MD
LG