Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në një minierë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 30 persona janë vrarë pas një shembjeje në një minierë të arit në verilindje të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Zëdhënësi i policisë së provincës Badakshan, Sanaullah Rohani tha se të paktën edhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në këtë incident.

Guvernatori i qarkut Kohistan, Mohammad Rustam tha se banorët lokalë kishin përdorur ekskavatorë në kërkim të arit pranë një lumi, kur dhe u shkaktua rrëshqitja e dheut në minierë.

Viktimat janë fshatarët që po kërkonin ar kundërligjshëm, tha zëdhënësi i qeverisë provinciale, Nik Mohammad Nazari.

“Fshatarët janë të përfshirë në këtë biznes për dekada me radhë dhe qeveria nuk i kontrollon ata”, tha Nazari.

Të paktën 50 persona kanë qenë në vendngjarje kur ka ndodhur incidenti dhe dy ekipe shpëtimi janë dërguar për të ndihmuar viktimat.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka urdhëruar që t’u jepet urgjentisht ndihmë viktimave dhe u ka thënë autoriteteve që të angazhohen menjëherë që të nxjerrin personat që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Provinca Badakshan, ku ka ndodhur incidenti gjendet në një zonë malore në kufi me Taxhikistanin, Pakistanin dhe Kinën.

XS
SM
MD
LG