Ndërlidhjet

Erdogan dhe Putin pritet të takohen gjatë këtij muaji


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të takohen, ku temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.

Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.

Erdogan dhe Putin herën e fundit ishin takuar në margjinat e samitit të G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor, 2018.

Turqia mbështetë grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 dhjetor, 2018, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.

XS
SM
MD
LG