Ndërlidhjet

Fillojnë kundërshtimet për ndërtimin e bazës amerikane në Brazil


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Ministri i mbrojtjes i Brazilit nuk sheh asnjë arsye për t'i lejuar Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë një bazë ushtarake në vend. Në anën tjetër presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se është i hapur ndaj një ideje të tillë.

Gjenerali, Fernando Azevedo tha për edicionin e së martës të "Valor Economico" se çështja "është komplekse" dhe se ai ende nuk e kishte diskutuar atë me presidentin.

Presidenti, Bolsonaro, i cili mori detyrën më 1 janar, tha në një intervistë televizive, se mund të jetë i gatshëm të lejojë një bazë amerikane në Brazil si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në Venezuelë.

Një oficer i lartë i ushtrisë tha për Reuters se ushtria ishte kundër kësaj ideje.

XS
SM
MD
LG