Ndërlidhjet

Mianmar: Gjykata refuzon apelin e gazetarëve të Reuters-it


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë e Mianmar të premten hodhi poshtë kërkesën e dy reporterëve të Reuters, të dënuar me shtatë vjet në burg për akuzat për thyerjen e Ligjit për sekretet shtetërore, duke thënë se mbrojtja nuk kishte ofruar dëshmi të mjaftueshme për të treguar se ishin të pafajshëm.

Wa Lone, 32 vjeç, dhe Kyaë Soe Oo, 28 vjeç, u dënuan nga një gjykatë në shtator, vendim ky që ka ngritur pyetje rreth përparimit të Mianmarit drejt demokracisë duke nxitur edhe reagime nga diplomatët dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

“Ishte një dënim i përshtatshëm", tha Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aung Naing, duke iu referuar dënimit shtatë vjeçar të dënuar nga gjykata më e ulët.

Ndërkaq kryeredaktori i agjencisë Reuters, Stephen J. Adler, tha se “vendimi është një tjetër padrejtësi krahas shumë të tjerave ndaj Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo. Ata mbeten prapa hekurave për një arsye: ata që janë në pushtet kërkuan të heshtin të vërtetën”

"Raportimi nuk është një krim, dhe derisa të drejtat e Mianmar nuk janë të lira, shtypi në Mianmar nuk është i lirë atëherë edhe angazhimi i Mianmarit për sundimin e ligjit dhe demokracinë mbetet në dyshim" tha Adler.

Khine Khine Soe, një zyrtar ligjor që përfaqëson qeverinë, tha muajin e kaluar se provat treguan se gazetarët kishin mbledhur dhe mbajtur dokumente të fshehta. Ajo tha se ata synonin të dëmtonin sigurinë kombëtare dhe interesin kombëtar.

Avokatët mbrojtës të gazetarëve thanë se "prokurorët nuk kishin arritur të provonin se gazetarët grumbulluan informacion të fshehtë, i dërguan ato tek një armik i Myanmarit ose se ata kishin për qëllim të dëmtonin sigurinë kombëtare.

Mbrojtja ka mundësinë të bëjë një apel të mëtejshëm në gjykatën më të lartë të vendit.

Para arrestimit të tyre, gazetarët po punonin për një hetim të Reuters për vrasjen e 10 burrave dhe djemve muslimanë të Rohingya nga forcat e sigurisë dhe civilët budistë në Shtetin Rakhinë të Mianmarit perëndimor gjatë një goditjeje ushtarake që filloi në gusht 2017.

Lexoni edhe këtë: Gjykata e Mianmarit dëgjon apelet e gazetarëve të dënuar të Reutersit​

XS
SM
MD
LG