Ndërlidhjet

Shpërthim në qendër të Parisit, dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar


Zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes
Zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes

Një shpërthim në qendër të Parisit la të vdekur dy zjarrëfikës dhe të lënduar 50 persona si dhe shkaktoi dëme në vetura dhe ndërtesa.

Autoritetet deklaruan se shkaktar i shpërthimit të madh mund të jetë një rrjedhje gazi në një furrë buke.

Ata kanë kërkuar nga banorët të qëndrojnë larg zonës, për të mundësuar çasjen e shërbimit emergjent.

Parisi dhe qytetet tjera franceze janë përgatitur për protesta të reja anti-qeveritare këtë fundjavë nën organizimin e Xhaketave të Verdhja, me rreth 80,000 policë në gjendje gatishmërie.

XS
SM
MD
LG