Ndërlidhjet

Katër të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga një sulm në Afganistan


Foto nga sulmi në "Fshatin e Gjelbër" në Kabul të Afganistanit
Foto nga sulmi në "Fshatin e Gjelbër" në Kabul të Afganistanit

Katër persona janë vrarë dhe më shumë se 40 njerëz janë plagosur kur një makinë bombë shpërtheu në një kompleks ku banonin të huajt, në lindje të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish tha se sulmi shënjestroi “Fshatin e Gjelbër” pjesë kjo ku jetonin disa punëtorë të Organizatave Joqeveritare.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Waheed Mayar shkroi në Twitter “më shumë se 40 njerëz janë plagosur”.

Deri para disa kohësh, një numër i punonjësve të OKB-së, jetonin dhe punonin në këtë kompleks, por zona tash ishte kryesisht bosh dhe se aty kishin mbetur vetëm një numër i rojeve.

Sulmi bëhet në kohën kur i dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad po viziton rajonin për takime me qëllim të përfundimit të luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Javën e kaluar, udhëheqësit talibanë hodhën posht një rund të ri bisedimesh me zyrtarët amerikanë në Katar, si dhe refuzuan që në takim të marrin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë afgane.

XS
SM
MD
LG