Ndërlidhjet

Valë rekorde e të nxehtit përfshin Australinë


Sidnej, Australi - foto arkivi
Sidnej, Australi - foto arkivi

Australia është përfshirë nga ditët më të nxehta në histori, thanë autoritetet.

Vala e nxehtë ka nisur qysh të shtunën, duke shkaktuar vdekjen e kafshëve të egra, zjarre dhe shtim të pacientëve në spitale.

Byroja e Meteorologjisë në Austriali tha se temperatura në ditë arrin në 40 gradë Celsius.

Në qytetin Nuna në Nju Sauth Uells, temperatura arriti në 35.9 gradë natën.

Kjo është temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë në Australi, tha Byroja e Meteorologjisë.

Parashikuesit po i krahasojnë kushtet me valën më të madhe të nxehtësisë në Australi që është regjistuar në vitin 2013, kur temperatura ka shënuar 39 gradë Celsius për shtatë ditë rresht.

Dita më e nxehtë për Australinë tash për tash mbetet 7 janari, 2013, kur mesatarja kombëtare e temperaturës ka qenë 40.3 gradë Celsius.

XS
SM
MD
LG