Ndërlidhjet

Lirohen dy pjesëtarët e FSK-së që u ndaluan në Jarinjë


FSK, foto nga arkivi.
FSK, foto nga arkivi.

Janë liruar dy pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë.

Dy pjesëtarët e ndaluar i përkasin komuniteteve joshumicë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar, Ibrahim Shala, zëdhënës në FSK.

“Që të dy pjesëtarët e FSK-së janë liruar. Sigurisht i kanë marrë në pyetje, në bisedë informative, siç ka ndodhur me të tjerët deri më tash edhe me këta është vepruar”, tha Shala.

Ai tha se ndalimi i dy të FSK-së nga autoritetet serbe “ne na indinjon edhe e gjykojmë rëndë sepse është rast që shkel të drejtat e njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe të drejtat e individit, vetëm për shkak të një përcaktimi të vet për një perspektivë jetësore që ai do të punësohet ose është punësuar, në këtë rast në FSK”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës kishte reaguar pas ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK-së, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

XS
SM
MD
LG