Ndërlidhjet

Trudeau largon nga misioni diplomatik ambasadorin kanadez në Kinë


Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin kanadez në Kinë, John McCallum.

Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huawei të Kinës.

Kryeministri Trudeau, thuhet në një njoftim, ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.

Ndalimi i zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.

Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shamngie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huawei.

McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e zonjës Meng.

Një ditë më pas, ai tha se është keqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion.

XS
SM
MD
LG