Ndërlidhjet

Greva në arsim hyn në javën e tretë


Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave.

Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për plotësimin e kërkesës së plotë të tyre.

"Greva do të vazhdojë. Ne jemi optimist se komisioni parlamentar për administratë duke punuar dhe duke parë situatën, do të veprojnë si duhet, ose do ta realizojnë kërkesën tonë, ose do ta tërhiqnin ligjin, që pastaj të punohet në të me koka të ftohta", tha Jashari për Radion Evropa e Lirë.

Nxënësit në shtëpi - mësimdhënësit në grevë

Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre që ka të bëjë me rritjen e koeficientit të pagës për 30 përqind.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë pas një takimi me SBASHK-un, se oferta e Qeverisë është 20 milionë euro më shumë për sektorin e arsimit, dhe sipas tij, “do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë se do ta kenë një ofertë tjetër”.

Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit para-universitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë po hyjnë në javën e tretë të mosvijimit të procesit mësimor si rrjedhojë e grevës së mësimdhënësve.

XS
SM
MD
LG