Ndërlidhjet

Rregullatori i medias në Rusi akuzon BBC-në për "shkelje"


Ilustrim
Ilustrim

Rregullatori i medias në Rusi tha se transmetuesi britanik BBC ka bërë "shkelje të caktuara" gjatë operimit në Rusi.

Roskomnadzor po vlerëson se si të procedohet më tej në këtë rast, tha zëdhënësi Vadim Ampelonsky, pa sqaruar se për çfarë shkeljesh bëhet fjalë.

Roskomnadzor do të raportojë më vonë mbi "masat që do t'i marrë" kundër transmetuesit britanik, tha Ampelonsky.

Rregullatori rus ka thënë ditë më parë se po heton nëse BBC ka shkelur ligjin rus "duke nxitur ekstremizmin islamik".

Në dhjetor, Roskomnadzor po ashtu ka thënë se ka filluar kontrollimin e ligjshmërisë së operacioneve ruse të BBC-së.

Atëbotë, BBC ka thënë se "vepron në Rusi në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e vendit, për të dhënë lajme dhe informacione të pavarura për audiencën".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG