Ndërlidhjet

SHBA-ja siguron aleatët se do të vazhdojë luftën kundër IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, iu tha aleatëve se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Siria nuk është “fundi i luftës së SHBA-së” kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Sekretari Pompeo tha se grupi militant vazhdon të paraqesë kërcënim të rrezikshëm.

“Luftën do ta vazhdojmë përkrah jush” iu tha Pompeo zyrtarëve nga 79 vende të botës që janë pjesë e koalicionit në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Në takimin e mbajtur të mëkurën në Uashington, sekretari Pompeo, siguroi aleatët se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të udhëheqin” luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik por gjithashtu iu bëri thirrje aleatëve të angazhohen për mundjen përfundimtare të grupit militant.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria është në thelb “ndryshim taktik” dhe jo “ndryshim i misionit”.

XS
SM
MD
LG