Ndërlidhjet

Pagesa e gatshme nuk iu ndihmoi finlandezëve të gjejnë punë


Ilustrim

Dhënia e të ardhurave bazë personave të papunë në Finlandë nuk i ka shtyrë ata të gjejnë punë, zbulon një hulumtim.

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, 2,000 finlandezë të papunë kanë marrë një pagesë mujore prej 560 eurosh.

Qëllimi ka qenë që të shihet nëse siguria e garantuar do t'i shtyjë njerëzit të gjejnë punë.

Derisa nivelet e punësimit nuk janë përmirësuar, pjesëmarrësit në hulumtim kanë thënë se janë ndjerë më të lumtur dhe më pak të stresuar.

Kur e ka nisur këtë hulumtim në vitin 2017, Finlanda ka qenë vendi i parë evropian që do të testonte idenë e të ardhurave të pakushtëzuara bazë.

Hulumtimi është udhëhequr nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një agjenci e Qeverisë finlandeze, dhe ka përfshirë 2,000 njerëz.

Ai ka tërhequr menjëherë interes ndërkombëtar, por rezultatet kanë ngritur pyetje rreth efektivitetit të këtyre skemave.

XS
SM
MD
LG