Ndërlidhjet

Masë paraburgimi ndaj profesorit të Drenasit mbi dyshimet për abuzim me një të mitur


Protesta në Prishtinë pas raportimit për abuzim seksual ndaj një të miture
Protesta në Prishtinë pas raportimit për abuzim seksual ndaj një të miture

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH, për shkak të veprave penale "keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin" si dhe veprën penale "nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë".

"Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës", thuhet në komunikatën për media.

Ditë më parë, u raportua se një vajzë nga Drenasi ishte abuzuar në moshën 16 vjeçare nga profesori i saj SH.XH.

Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.

Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.

XS
SM
MD
LG