Ndërlidhjet

Arrest shtëpiak ndaj gjinekologut mbi dyshimet për abort të jashtëligshëm


Ilustrim
Ilustrim

Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vendosur të caktojë arrest shtëpiak kundër të pandehurit, F.A, për shkak të veprës penale "Ndërprerja e palejuar e shtatëzanisë".

"Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G".

"Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale", thuhet në komunikatë.

I pandehuri, F.A, gjinekolog, dyshohet se kishte kryer abort të jashtëligshëm në janar, ndaj një vajze nga Drenasi.

Viktima raportohet se kishte mbetur shtatzënë pas abuzimit seksual nga zyrtari policor, tek i cili kishte raportuar rastin e ngacmimit seksual të profesorit ndaj saj.

XS
SM
MD
LG