Ndërlidhjet

Mustafa: Pavarësia është kurorëzim i sakrificave


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës 11-vjetorin e pavarësisë.

Sipas Mustafës, shpallja e pavarësisë ishte “momenti më i rëndësishëm në historinë e re të Ksoovës”.

“Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria. U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, familjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për ta fituar me mund këtë ditë”, ka thënë Mustafa, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

Kreu i LDK-së ka thënë se Kosova arriti të shpallë pavarësinë falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.

“Vlerat e pavarësisë dhe ndërtimit e zhvillimit demokratik të vendit tonë, janë vlera të përbashkëta që i ndajmë me miqtë dhe aleatët tanë ashtu siç e ndajmë përgjegjësinë tonë për kultivuar ato edhe në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG