Ndërlidhjet

Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për rritjen e pensioneve. Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të martën, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se bazuar në programin dhe buxhetin e vitit 2019 propozohet që të bëhet rritja e pensioneve bazike 20 për qind, e kontribut-paguesve 15 për qind, ndërsa pensionet parakohshme për Trepçën 20 për qind.

Sipas një përllogaritje ende jozyrtare, i bie se pensionet e pleqërisë, ata që marrin nga 75 euro aktualisht, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro. Kurse pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë është 170 mijë. Prej tyre, 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin nga 158 deri në 230 euro në muaj në bazë të përgatitjes shkollore.

Ndryshe, buxheti për vitin 2019 është miratuar në shumë prej mbi 2.3 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG