Ndërlidhjet

Kosova pritet të hapë ambasada edhe në katër shtete


Ministria e Punëve të Jashtme

Brenda këtij viti, Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë 2019-s, do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës.

“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave”, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG