Ndërlidhjet

Pak shpresa për një marrëveshje BE-Britani


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker

Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të vizitojë Brukselin të mërkuren.

“Nuk ka lëvizje të mjadtueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ai shtoi se, edhe pas pothuajse dy vjet bisedimesh, "nuk e di se çfarë duan miqtë tanë britanikë"

"Në Parlamentin britanik, gjithmonë ka vetëm një shumicë kundër, nuk ka kurrë shumicë për", tha Jean-Claude Juncker.

Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos "bllokohet" në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në.

Ajo ka thënë se pakti duhet të ndryshojë nëse dëshiron të fitojë mbështetjen e ligjvënësve, që i kanë bërë thirrje asaj të kërkojë “alternative shtesë” kur kanë refuzuar planin në parlament një muaj më parë.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

XS
SM
MD
LG