Ndërlidhjet

Dijana Zhiviq emërohet ministre e re e Bujqësisë


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Pas shkarkimit të ish-ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Zhiviq, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-ministri Nenand Rikallo, u shkarkua para pak ditësh pasi Partia Socialdemokrate e Kosovës e kushtëzoi votimin e buxhetit të vitit 2019 me shkarkimin e tij.

XS
SM
MD
LG