Ndërlidhjet

Kim Jong-un arriti në Vietnam për samitin me presidentin Trump


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jon UN
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jon UN

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në Vietnam në prag të një samiti me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi i dytë i SHBA-Kore e Veriut vjen pas një samiti të parë historik të mbajtur vitin e kaluar në Singapor.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të arrijë në Vietnam të martën vonë. Ata do të takohen për një bisedë të shkurtër të mërkurën mbrëma dhe më pas do të darkojnë së bashku me këshilltarët e tyre.

Takimi në Vietnam pritet të zhvillohet mbi bazën e asaj që është arritur në samitin historik të Singaporit, qershorin e vitit të kaluar.

Samiti prodhoi një marrëveshje të formuluar në mënyrë të paqartë, ku të dyja vendet u pajtuan të punonin drejt denuklearizimit të Koresë Veriore, shkruan BBC.

Megjithatë kurrë nuk u bë e qartë se si do të ndodhte kjo.

Presidenti Trump tha ditë më parë se "Korea Veriore do të shndërrohet në burim të madh të fuqisë ekonomike”.

XS
SM
MD
LG