Ndërlidhjet

Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë pjesë e institucioneve të Serbisë


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet me të larta të Serbisë. Presidenti Thaçi tha se e ka ngritur vazhdimisht çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi në takime me përfaqësues ndërkombëtarë.

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit Thaçi.

Këto deklarata presidenti Thaçi i bëri pas takimit me Ilir Bytyçin, i cili është vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët ishin pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” që kishin ardhur për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata u vranë në vitin 1999, pasi paraprakisht ishin arrestuar nga autoritet serbe.

Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.

Trupat e pajetë të tyre u gjetën në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.

XS
SM
MD
LG