Ndërlidhjet

Vritet një person në Prishtinë


Ilustrim

Një person është vrarë me armë zjarri në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet derisa vrasja dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ishte duke lëvizur me veturë.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës, A. J. , shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se janë duke vazhduar hetimet deri në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

XS
SM
MD
LG