Ndërlidhjet

Kosnett: Tregtia e papenguar rajonale ndikon në tërheqjen e investimeve


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se ekonomia funksionale e tregut si dhe tregtia e papenguar rajonale përbën shtegun e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja.

Gjatë një takimi me udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, ambasadori theksoi se "Ambasada është e lumtur të dëgjojë se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë edhe prioritete të qytetarëve të Kosovës gjithashtu".

Në takim, sipas komunikatës, është diskutuar edhe për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, që është një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e mirëfilltë ekonomik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë vazhdimisht thirrje për pezullimin e taksës 100% të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke e konsideruar të dëmshme dhe kundër interesave të bashkëpunimit reciprok të Kosovës me SHBA-në.

XS
SM
MD
LG