Ndërlidhjet

Veseli pas takimit me Kosnett: Askush nuk do të na ndajë nga SHBA-ja


Foto arkiv.
Foto arkiv.

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se askush nuk mund ta ndajë Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente Veseli i bëri teksa u përgjigj lidhur me takimin që zhvilloi të martën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Kosova në drejtimin perëndimor. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk do të na ndajë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga orientimi ynë perëndimor”, tha Veseli gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

Sipas Veselit, Kosova nuk ka nevojë që “t’i hap dilema vetes”.

“Dilemat i kemi mbyllur më 12 qershor 1999, populli i Kosovës me sakrificë dhe me një çmim shumë të madh e kemi larguar Serbinë nga Kosova, por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe. Por, Kosova do jetë përjetë shtet i pavarur dhe sovran dhe ky do jetë orientimi ynë”, tha Veseli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë që Kosova ta pezullojë taksën doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në Bruksel.

Kryeministri Haradinaj po këmbëngulë që taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Të martën pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj përsëriti se ai synon vazhdimin e dialogut mirëpo Serbia, sipas tij, nuk duhet të vë kushte.

“Dialogu mund të vazhdojë mund të takohen në Prishtinë, Beograd, Bruksel, në Uashington dhe të arrijmë një kontratë dhe të arrijmë te një kontratë finale, një kontratë që nuk përmban elemente të kontaminuara, rasti i territoreve, kufijve të Dodik Republic (Republika Serbe). Atëherë ekziston mundësia e pezullimit (të tarifës) për një javë apo pak ditë sa të diskutohet ajo kontratë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

XS
SM
MD
LG