Ndërlidhjet

Edhe një zjarr masiv në kryeqytetin e Bangladeshit


Daka, Bangladesh (foto arkivi)

Një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë të lartë, në një zonë tregtare të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, së bashku me pjesëtarë të marinës dhe forcës ajrore.

Besohet se dhjetëra njerëz janë të bllokuar brenda ndërtesës 19-katëshe në lagjen Banini.

Sipas disa njoftimeve, shumë janë parë duke u hedhur nga dritaret.

Muajin e kaluar, një zjarr i madh në një lagje historike të Dakas la të vdekur së paku 78 njerëz.

Daka, me një popullsi prej më shumë se 18 milionë banorësh, është një nga qytetet më të populluara në botë.

Sipas Bankës Botërore, rreth 3.5 milionë njerëz jetojnë në lagje të varfra.

XS
SM
MD
LG