Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon rreth 16 kilogramë marihuanë në kufi me Shqipërinë


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se gjatë kontrolleve në zonën kufitare me Shqipërinë, njësiti antidrogë ka konfiskuar rreth 16 kilogramë të substancës narkotike, marihuanë.

“Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, është thënë në komunikatë.

Përveç kësaj, zyrtarët policorë kanë njoftuar se lidhur me këtë rast, kanë arrestuar dy persona të dyshuar me shtetësi shqiptare.

Aktualisht të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë.

Pamje të substancës së konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Pamje të substancës së konfiskuar nga Policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG