Ndërlidhjet

Zëvendëspresidenti afgan i shpëton një atentati


Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum.

Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, ka shpëtuar pa lëndime, nga një sulm i dyshuar i talibanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij, tha policia.

Një zëdhënës i policisë rajonale, tha se sulmuesit kishin sulmuar konvojin e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, tha se militantët talibanë e kishin sulmuar konvojin në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad.

Përmes një deklarate, ushtria tha se katër talibanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë këtyre dy sulmeve.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se katër truproja të Dustom janë vrarë.

XS
SM
MD
LG