Ndërlidhjet

SHBA i refuzon vizën prokurores për krime lufte në Afganistan


Prokurorja, Fatou Bensouda.
Prokurorja, Fatou Bensouda.

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar hyrjen në këtë vend prokurores të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, e cila është duke hetuar krimet që mund të jenë kryer nga forcat amerikane në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë muajin e kaluar se Uashingtoni do të refuzojë apo të pezullojë vizat për stafin e kësaj gjykate që heton pretendime të tilla kundër forcave amerikane, apo aleatëve të saj.

Zyra e Bensoudas ka konfirmuar më 5 prill se autoritetet amerikane i kanë refuzuar asaj vizën, mirëpo ka thënë se prokurorja do të vazhdojë punën e saj “pa frikë”.

Ky vendim është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një raport të publikuar më 2016, kjo gjykatë ka thënë se ka arsye bazike për të besuar se ushtria amerikane ka kryer torturë në zona sekrete të ndalimit në Afganistan, dhe se Qeveria afgane ashtu si edhe talibanët kanë kryer krime të luftës.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e kësaj gjykate në qytetarët amerikanë, mirëpo shtetasit e SHBA-së mund te akuzohen për krime që supozohet se kanë kryer në shtetet që janë anëtare të gjykatës, përfshirë këtu Afganistanin.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ende nuk ka marrë ndonjë vendim për nisjen zyrtare të hetimeve në Afganistan.

Kjo gjykatë ka 122 shtete anëtare. Ajo vepron kur shtetet me juridiksionin e tyre konsiderohet se nuk mund të hetojnë seriozisht krimet e luftës, gjenocidin dhe mizori tjera serioze.

XS
SM
MD
LG