Ndërlidhjet

Franca heton rolin e vet në gjenocidin e Ruandës


Presidenti i Francëës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francëës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francëës, Emmanuel Macron, emëroi një panel ekspertësh për të hetuar rolin e Francës në gjenocidin e Ruandës, 25 vjet më parë.

Rreth 800,000 qytetarë të Ruandës, shumica nga komuniteti pakicë Tutsi, u vranë nga ekstremistët etnikë Hutu gjatë 100 ditëve, më 1994.

Ruanda e akuzoi Francën për pjesëmarrje në vrasjet masive - akuzë kjo e mohuar në mënyrë të përsëritur nga Parisi.

Sipas Ruandës, Franca i injoroi shenjat paralajmërues dhe i trajnoi milicitë që i kryen sulmet.

Çështja i ka tensionuar tash e sa kohë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ekspertët tani do të konsultojnë arkivat për të analizuar rolin e Francës.

Ata do të kenë qasje në dokumentet presidenciale, diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës, tha përmes një deklarate zyra e Macronit.

XS
SM
MD
LG