Ndërlidhjet

SHBA-ja rrit presionin ndaj Venezuelës dhe mbështetësve të Kubës


Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence

Zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, të premten tha se ka rritur përpjekjet për tërheqjen e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga posti, duke rritur sanksionet në tregtinë me naftë dhe duke premtuar “veprime më të fuqishme” kundër Kubës, që po e ndihmon këtë regjim.

“SHBA-ja do të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik dhe diplomatic për të arritur te tranzicioni paqësor i demokracisë në Venezuelë”, tha Pence.

SHBA-ja dhe shumë liderë perëndimorë e konsiderojnë joligjore rizgjedhjen e Maduros për president, duke e njohur liderin opozitar Juan Guaido si president të vetshpallur. Maduro e kishte quajtuar Guaidon, “kukull e SHBA-së”.

Pas deklaratës së Pence, Departamenti i Thesarit në SHBA ka ngritur sanksionet ndaj 34 anijeve që janë pronë e kompanisë PDVSA të Venezuelës.

Pence kishte shtuar se “ka ardhur koha e çlirimit të Venezuelës nga Kuba”.

Përveç betejës politike, Venezuela është përballur edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, duke përkeqësuar kushtet për jetesë në këtë vend.

Qeveria e Maduros ka fajësuar “terroristët” për sulmet që pretendohet se kanë dëmtuar digën kryesore hidroelektrike.

Më 31 mars, Maduro ka njoftuar se do të zvogëlojë orarin e punës dhe do të mbyllë shkollat për 30 ditë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë problem.

XS
SM
MD
LG