Ndërlidhjet

Barr: Raporti i redaktuar i Muellerit do të publikohet brenda një jave


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr

Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr tha se brenda shtatë ditësh do të publikojë raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, i cili ka hetuar pretendimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

"Për shtatë ditë do të mund ta publikoj atë raport dhe pastaj do të flas me krerët e komiteteve të drejtësi për raportin dhe të gjitha kërkesat e tjera që kanë", Barr tha gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan.

Përfaqësuesit demokratë kanë kërkuar që raporti të publikohet në tërësi, mirëpo prokurori Barr tha se do të publikohet një version i redaktuar pasi të largohen pjesët që përmbajnë informacione sekrete.

Robert Mueller zyrtarisht e mbylli hetimin e tij kur ai e paraqiti raportin e tij në Departamentin e Drejtësisë më 22 mars.

Raporti nuk u bë publik në tërësi mirëpo prokurori i Përgjithshëm, William Barr në një përmbledhje tha se Mueller nuk gjeti se fushata presidenciale e Trumpit koordinohej ose bënte komplot me Rusinë për të fituar zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG