Ndërlidhjet

Zelenskiy kryeson sondazhet e balotazhit në Ukrainë


UKRAINE – A combo photo shows presidential candidates Petro Poroshenko (left) and Volodymyr Zelenskyy
UKRAINE – A combo photo shows presidential candidates Petro Poroshenko (left) and Volodymyr Zelenskyy

Rezultatet e një hulumtimi të pavarur të opinionit tregojnë se kandidati për presidenti të Ukrainës, Volodomir Zelenskiy, është në epërsi ndaj presidentit aktual, Petro Poroshenko.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve për president të Ukrainës do të mbahet më 21 prill.

Hulumtimet e opinionin në fillim të këtij muaji treguan një përkrahje 51 përqind për kandidatin Zelenskiy kundrejt 21 përqind për presidentin aktual Poroshenko.

Ndërkaq, të anketuarit që synojnë të votojnë në balotazh, kishin dhënë përkrahje për Zelenskiy me 61 përqind kundrejt 24 përqind për Poroshenkon.

Ish-komediani dhe politikani pa përvojë, Volodomir Zelenskiy, fitoi rrethin e parë të zgjedhjeve në të cilat garoi edhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko. Ajo fitoi vetëm 13.39 përqind të votave duke mos arritur të shkojë në balotazh.

Ukrainasit po zgjedhin presidentin në kohën kur vendi i tyre po përballet me një ekonomi të ngadalësuar dhe korrupsion të shfrenuar, me luftën pesëvjeçare kundër separatistëve pro-rusë në dy provinca lindore dhe me kontrollin e Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG