Ndërlidhjet

Policia arreston burrin që hyri me benzinë në katedralen e Nju Jorkut


Ilustrim.
Ilustrim.

Zyrtarët policorë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju Jorkut duke bartur lëndë ndezëse.

Ata kanë thënë se roja është përballur me 37 vjeçarin, teksa ai ka hyrë në kishën që gjendet në Menhetën.

Ai është thënë të ketë hedhur benzinë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë dërguar në mbajtje.

Zëvendës-komisionari policor, John Miller ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.

Kur është përballur me policinë jashtë katedrales, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve se makina e tij ka mbetur pa naftë dhe kishte vendosur të kalojë përmes katedrales për ta siguruar atë në rrugë më të shkurtër.

Mirëpo kur policia ka kontrolluar veturën, pretendimet e tij nuk kanë qenë të vërteta.

Ndërkohë hetuesit në Paris kanë thënë se procesi i renovimit të katedrales Notre Dame mund të ketë shkaktuar aksidentalisht zjarrin.

Lexoni edhe këtë: Notre Dame do të ndërtohet “edhe më bukur”

XS
SM
MD
LG