Ndërlidhjet

Ukraina në balotazh - Poroshenko përballë një sfide të vështirë


Volodymyr Zelenskiy, kandidat për president në Ukrainë
Volodymyr Zelenskiy, kandidat për president në Ukrainë

Votuesit në Ukrainë të dielën do të hedhin votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që përcakton fatin e presidentit aktual Petro Poroshenko.

Sipas sondazheve, rivali i Poroshenkos, 41 vjeçari komedian, Volodymyr Zelenskiy, ka mbështetje më të madhe.

Një sondazh i publikuar më 18 prill, tregon se 57.9 përqind e votuesve thonë se do të votojnë për Zelenskiyn, derisa 21,7 përqind mendojnë të votojnë për Poroshenkon.

Zelenskiy, që ka udhëhequr fushatën e tij kryesisht në rrjete sociale, ka përfituar nga rënia ekonomike, korrupsioni endemik dhe lufta e vazhdueshme kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

"Nuk jam politikan. Unë jam vetëm një person i zakonshëm që ka ardhur për të thyer këtë sistem”, kishte thënë ai në disa tubime.

Ndërkaq, Poroshenko ka shfrytëzuar mungesën e përvojës së rivalit, duke theksuar se ai do të ishte i paaftë për tu përballur me presidentin rus Vladimir Putin.

"Ju do të ishit një udhëheqës i dobët i shtetit, i paaftë për të mbrojtur veten nga Putini. Nuk e besoj se si Zelenskiy ëndërron ta dorëzojë Ukrainën, ta kthejë prapa në Mbretërinë ruse, por Putini ëndërron për këtë”, tha Poroshenko.

Zelenskiy ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars, me më shumë se 30 përqind, duke lënë prapa Poroshenkon me 16 përqind të votave.

XS
SM
MD
LG