Ndërlidhjet

Kremlini kritikon SHBA-në për dënimin e agjentes ruse


Maria Butina në skicën e gjykatës amerikane.

Kremlini ka kritikuar vendimin e një gjykate të Shteteve të Bashkuara, për ta dënuar shtetasen ruse, Maria Butina me 18 muaj burgim, pasi ajo pranoi se ka tentuar që të infiltrohet në qarqet politike në SHBA, për të promovuar interesat ruse, para zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se “fakti që ajo është dënuar me një dënim të gjatë është i papranueshëm”.

“Ne besojmë se shtetasja ruse nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë e përfshirë për atë që është akuzuar”, tha Peskov.

Butina ka qenë në burg që prej se është arrestuar në korrik të vitit 2018. Asaj, do t’i llogariten nëntë muajt e qëndrimit në paraburgim.

Një gjykatë në SHBA tha se pasi ajo të përfundojë dënimin me burg në janar të vitit 2020, do të deportohet në Rusi.

Butina ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar për Qeverinë ruse dhe ka kryer aktivitete të spiunazhit, teksa ka qenë studente në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG