Ndërlidhjet

Prokurori i Përgjithshëm amerikan po dëshmon para Senatit për raportin e Muellerit


Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.

William Barr, udhëheqësi i Departamentit amerikan të Drejtësisë është duke dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Senatit, lidhur me raportin final të këshilltarit special, Robert Mueller, i cili ka hetuar nëse presidenti amerikan, Donald Trump dhe ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarët rusë, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Para paraqitjes së Prokurorit të Përgjithshëm Barr më 1 maj, një tjetër komitet i Kongresit ka publikuar një letër që Mueller i ka dërguar Barr-it në muajin mars.

Në atë letër, Mueller është ankuar për përmbledhjen katërfaqëshe të prokurorit, që i pati bërë raportit të Muellerit, duke konsideruar se aty nuk është “paraqitur, konteksti, natyra dhe substanca” e përfundimeve të ekipit të tij.

Përmbledhja e hetimeve të Muellerit lë shumë pyetje pa përgjigje

Kjo letër dhe paraqitja e prokurorit Barr, kanë tensionuar edhe më shumë situatën për raportin e Muellerit, një version i redaktuar i të cilit është publikuar më 18 prill.

Në raport është thënë se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, si dhe ka dokumentuar përpjekjet e Trumpit për të penguar këto hetime.

Mirëpo Mueller ka thënë se nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se Trump dhe ekipi i tij kanë kryer krim.

XS
SM
MD
LG