Ndërlidhjet

Dhjetëra persona ndalohen pas protestave në Shën Petersburg


Pamje nga protestat në Shën Peteresburg.

Të paktën 111 persona janë ndaluar në Rusi, teksa aktivistë opozitarë, komunistë dhe anëtarë të unioneve tregtare kanë shënuar 1 majin me anë të marsheve.

Sipas grupit të pavarur që monitoron protestat, OVD-Info, në Shën Petersburg, njëherësh qytetin e dytë më të madh në Rusi, policia ka penguar një marsh opozitar dhe ka ndaluar 66 persona pasi pjesëmarrësit kanë kritikuar zëshëm presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin.

Disa prej tyre është janë dëgjuar duke bërtitur, “Putini është hajn” dhe “Ky është qyteti ynë”.

Kohëve të fundit ka pasur reagime të shumta në Rusi për shkak të reformave kontraverse për pensione dhe për rënie të standardit të jetesës.

Në mesin e 2,000 protestuesve në Shën Petersburg, kanë qenë edhe mbështetësit e politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Mijëra persona të tjerë është thënë të kenë protestuar edhe në Moskë dhe qytete tjera, duke mbajtur në duar flamuj të kuq.

XS
SM
MD
LG