Ndërlidhjet

Kushner: Plani për Lindjen e Mesme është një pikënisje e mirë


Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha se propozimi për paqen në Lindjen e Mesme të cilin pritet ta paraqesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të ishte një "pikënisje e mirë" për të adresuar konfliktin izraelito-palestinez dhe një plan për t'i ndihmuar të dyja palët të kenë një jetë më të mirë.

"Besojmë se është një pikënisje e mirë për çështjet politike dhe një plan për t'i ndihmuar këta njerëz të fillojnë të jetojnë një jetë më të mirë", tha Kusher në një adresim në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt.

Kushner dhe i dërguari për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, kanë kaluar dy vitet e fundit duke përpiluar propozimin e paqes me shpresën se ai do të sigurojë një kornizë për një dialog të ripërtëritur midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Kushner iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të mos bëjnë lëvizje të njëanshme përpara se ta shohin planin.

XS
SM
MD
LG