Ndërlidhjet

Përleshje në Parlamentin e Hong Kongut, lëndohen katër deputetë


Protestë në Hong Kong kundër një ligji për ekstradim në Kinë.
Protestë në Hong Kong kundër një ligji për ekstradim në Kinë.

Katër deputetë janë lënduar, gjatë një përleshjeje në Parlamentin e Hong Kongut, ndërmjet deputetëve pro-qeveritar dhe atyre opozitar.

Përleshja ndodhi më 11 maj, pas një mospajtimi rreth krijimit të një komiteti të Parlament.

Një ligjvënës u hodh në dysheme gjatë përleshjesh dhe më pas ai, nga lëndimet e marra u desh të bartej me barelë, për t’iu dhënë ndihma mjekësore.

Një ligjvënës tjetër pësoi lëndime në krah, ndërkaq një deputete u ankua se kishte marramendje, pasi u godit në kokë.

Ky incident vjen në kohën e tensioneve në Hong Kong, për shkak të një ligji të propozuar, i cili do të mundësonte që personat e arrestuar të ekstradoheshin në territorin e Kinës.

Në muajin prill, rreth 22 mijë persona kishin protestuar kundër këtij ligji – që është protesta më e madhe e organizuar në Hong Kong këtë vit.

XS
SM
MD
LG