Ndërlidhjet

BE paralajmëron Rumaninë kundër dobësimit të sundimit të ligjit


Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas

Komisioni Evropian kërcënoi se do të ndërmarrë veprim ligjor kundër Rumanisë nëse kjo e fundit nuk i ndalon hapat që dëmtojnë pavarësinë e gjykatave dhe luftën kundër korrupsionit.

Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se masat e miratuara nga Social-Demokratët në pushtet, përmbysin vitet e reformave të anti-korrupsionit dhe dobësojnë sundimin e ligjit në Rumani.

Zëdhënësi Margaritis Schinas tha në një konferencë për media në Bruksel se zëvendëspresidenti i parë i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër paralajmëruese Qeverisë së Rumanisë.

"Shqetësimet kryesore lidhen me zhvillimet që pengojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën efektive kundër korrupsionit, përfshirë mbrojtjen e interesave financiarë të BE-së dhe në veçanti ndryshimet e miratuara së voni në kodin penal, që mundësojnë mosndëshkim de facto për krimet", tha Schinas.

Komisioni tashmë ka vënë Hungarinë dhe Poloninë nën një vëzhgim të posaçëm të sundimit të ligjit, për shkak të hapave të tyre për të shtrënguar kontrollin e shtetit mbi gjykatat, mediat, institucionet akademike dhe grupet e avokimit.

Një gjë e tillë teorikisht mund të çojë në aktivizimin e nenit 7 të BE-së, që do të rezultonte me pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE.

Schinas tha se veprime të ngjashme do të ndërmerren kundër Rumanisë, nëse nuk adresohen shqetësimet e BE-së.

XS
SM
MD
LG